Tre ndryshimet në formacionin e Shqipërisë, Bogdani: Trajneri ka parë reagimin pas ndeshjes, pas gabimeve të Kumbullës…

Tre ndryshimet në formacionin e Shqipërisë, Bogdani: Trajneri ka parë reagimin pas ndeshjes, pas gabimeve të Kumbullës…

17:46, 14/10/2024

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Erion Bogdani, ka komentuar ndryshimet që ka bërë trajneri Silvinjo për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, në krahasim me ndeshjen me Çekinë që u humb me shifrat 2-0.

Trajneri la jashtë Hysajn, Kumbullën dhe Dakun, duke i bërë vend Ajetit, Balliut dhe Tucit në formacionin kuqezi.

“Për mendimin tim nuk është se Daku është i lodhur, ai ka parë këto dy ditë si kanë reaguar lojtarët pas ndeshjes me Çekinë. Për mendimin tim Ajeti është më shumë eksperienca, pas gabimeve të Kumbullës. Balliu është më i freskët, më i shpejtë, mund të fitojmë edhe freski e shpejtësi në krahasim me ndeshjen e mëparshme. Se nuk më pëlqeu ekipi në dy ndeshjet e fundit nga shpejtësia që shfaqi”, tha Bogdani për TV Klan para sfidës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco