Shqipëria luan sot në transfertën e vështirë të Gjeorgjisë. Një ndeshje që nis në orën 18:00 dhe vlen për Ligën e Kombeve.
Të dyja përfaqësueset janë pjesë e Grupit 1 në Ligën B.
Fituesi i përballjes së fundit mes dy përfaqësueseve është Gjeorgjia.
Gjeorgjia ka 3 pikë më shumë se Shqipëria pas 3 ndeshjeve të luajtura.
Të dyja skuadrat e humbën ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve.
Gjeorgjia nuk ka humbur asnjë nga 5 përballjet e fundit me Shqipërinë.
Performanca e Gjeorgjisë në 5 ndeshjet e fundit është më e mirë se e Shqipërisë.
Shqipëria ka dy ndeshje radhazi pa shënuar gol.
Silvinjo nuk ka humbur asnjëherë 3 ndeshje radhazi me Shqipërinë.
Shqipëria ka pësuar të paktën 1 gol në 7 ndeshjet e fundit.
Gjeorgjia nuk ka humbur asnjë nga 6 ndeshjet e fundit në shtëpi.
Gjeorgjia ka performancë më të mirë se Shqipëria në Ligën e Kombeve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: