Ylli i Gjeorgjisë/ Kvara vlen sa e gjithë Kombëtarja shqiptare

Ylli i Gjeorgjisë/ Kvara vlen sa e gjithë Kombëtarja shqiptare

16:14, 14/10/2024

Të gjithë sytë e tifozëve shqiptarë janë sot te ndeshja Gjeorgji – Shqipëri, që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Shqipërisë udhëton me një skuadër që vlen 80 milionë euro në treg.

Në anën tjetër vlen për t’u theksuar se vetëm lojtari i Gjeorgjisë, Kvaratskhelia, ka të njëjtën vlerë.

Nëse ndërtohen formacioni më i shtrenjtë mes dy skuadrave, Shqipëria ka 5 përfaqësues dhe Gjeorgjia 6.

Formacioni më i shtrenjtë kap vlerën e 190.5 milionë euro me lojtarët që mund të luajnë sot.

Kuqezinjtë dominojnë në repartin difensiv, teksa Gjeorgjia në atë ofensiv.

Përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë formacion janë Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Asllani dhe Ramadani.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco