Shpërthen Di Canio: Do të shkoja në Manchester dhe do t’i arrestoja të gjithë drejtuesit e United!

Shpërthen Di Canio: Do të shkoja në Manchester dhe do t’i arrestoja të gjithë drejtuesit e United!

19:50, 11/10/2024

Ish-sulmuesi i Serisë A, Paolo Di Canio, ka shpërthyer me kritika të ashpra ndaj drejtuesve të Manchester United. Ai ka dhënë një deklaratë të fortë teksa komentonte transferimin e Scott McTominay te Napoli verën e kaluar.

Futbollisti skocez u shit në “Stadio Maradona” për 30 milionë euro nga “Djajtë e Kuq” dhe ka pasur një fillim të mirë të sezonit nën drejtimin e Antonio Contes, duke shënuar dy herë dhe duke asistuar një herë në tetë paraqitje në të gjitha garat.

Napolitanët aktualisht janë kryesuesit e Serisë A me 16 pikë në shtatë ndeshjet e para, dy më shumë se kampioni në fuqi, Inter.

Gjatë një interviste me gazetën me bazë në Napoli, “Il Mattino”, Di Canio lavdëroi McTominay dhe kritikoi ashpër drejtorët e “Djajve të Kuq”.

“Do të shkoja te Manchester United për t’i arrestuar të gjithë drejtorët”, tha ish-“ylli” i West Hamit.

“Si mund ta shesësh një lojtar si McTominay? Napoli gjithashtu ka një lojtar si Neres, i cili është një rezervë, po dhe Gilmour dëshmoi te Brighton se ka të njëjtën cilësi si Lobotka me topin në këmbët e tij.”

Ndeshja e radhës e Napolit në Serinë A do të zhvillohet në Empoli, të dielën, më 20 tetor.

Skuadra e Contes do të përballet me rivalët e drejtpërdrejtë Milan, Atalanta dhe Inter para pushimit të ardhshëm në muajin nëntor.

McTominay, një produkt i akademisë së Manchester United, luajti 255 ndeshje në “Old Trafford”, duke shënuar 29 gola dhe duke dhënë tetë asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco