Franco Foda beson se Kosova i ka të gjitha mundësi që t’i mbyllë në vendin e parë ndeshjet e Nations League. Trajneri gjërman foli në konferencë për shtypin para ndeshjes me Lituaninë, që do të luhet në orën 15:00.
“Të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira dhe nëse duam ta fitojmë grupin duhet të fitojmë secilën prej tyre. Lituania ka pasur performanca të mira, pavarësisht rezultateve jo të dëshiruara, ka bërë paraqitje shumë të mira.
I kemi parë dhe analizuar të gjitha ndeshjet e tyre, sidomos ndeshjen me Rumaninë, ku kanë treguar një paraqitje shumë të mirë, por futbolli është i tillë”.
Foda, i pyetur për formacionin, deklaroi se gjithçka do të vendoset pas seancës së fundit stërvitore.
“Dellova, por edhe Aliti, kanë treguar paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit, kështu që kemi disa opsione për ndeshjen e nesërme.
Fidan Aliti, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Andi Hoti janë opsionet për të cilat do të vendosim sot pas seancës së fundit stërvitore”, përfundoi Foda.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: