Trajneri serb ul tensionin e sfidës me Zvicrën, vlerëson Granit Xhakën

Trajneri serb ul tensionin e sfidës me Zvicrën, vlerëson Granit Xhakën

18:58, 11/10/2024

Trajneri i Serbisë në futboll, Dragan Stojkovic, e vlerëson lart kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.

Serbia e Zvicra takohen të shtunën prej orës 20:45 në Leskovc, në kuadër të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Në konferencën për shtyp të mbajtur të premten pasdite, Stojkovic është pyetur edhe për Xherdan Shaqirin.

Shaqiri tashmë i ka dhënë fund karrierës me Zvicrën, ndërsa në dy Botërorët e kaluar shënoi gola ndaj Serbisë.

Xhaka ishte në të dy ato ndeshje dhe dha kontribut të madh në fitoret e Zvicrës.

Fillimisht trajneri i Serbisë foli për Shaqirin. “Shaqiri është lojtar i madh, por çdo gjëje i vjen fundi. Ai e ka shënuar përvojën e karrierës së tij në nivel të lartë dhe tani kjo përfundon. Kemi edhe ne lojtarë që kanë ndaluar të luajnë për përfaqësuese”, ka thënë Stojkovic për mungesën e Shaqirit në ndeshjen e së shtunës mbrëma.

Për Xhakën si lojtar, Stojkovic foli fjalët më të mira.

“Xhaka është njëri prej lojtarëve mesfushorë më të mirë në Evropë. Nuk ka nevojë për provokime as nga ana jonë e as nga ana e tyre. Kjo është vetëm edhe një ndeshje në të cilën besojmë se nuk do të ketë gjëra të tilla. Lojtarëve u kam thënë që të fokusohen në lojë dhe në atë që duhet të bëjmë. E tëra do të kalojë në lojë korrekte, ndërsa për Xhakën më brengos që është lojtar i madh dhe që duhet ta ndalim pasi është alfa dhe omega e Zvicrës”, ka thënë Stojkovic.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco