Ai është vetëm 17 vjeç, por vazhdon të thyejë rekorde brenda dhe jashtë fushës. Pas një sezoni jashtëzakonisht të suksesshëm në nivel individual dhe i kurorëzuar kampion i Evropës me kombëtaren spanjolle, sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, vazhdon të tregojë se mund të ketë një të ardhme edhe më të ndritur përpara dhe tani konsiderohet si futbollisti spanjoll më i vlefshëm nga të gjitha kohërat.
Djaloshi 17-vjeçar i Barcelonës u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Alavés dhe u largua dukshëm i zemëruar, por jo me trajnerin e tij.
Sipas portalit Transfermarkt, Lamine Yamal ka një vlerë aktuale të tregut prej 150 milionë euro, duke kaluar kështu 100 milionët e shokut të tij të skuadrës te “Blaugranat” dhe te “La Roja”, Pedri, dhe mesfushorit të Manchester City, Rodri.
Për më tepër, dhe për t'i dhënë një qëndrueshmëri më të madhe këtij treguesi, kur analizohen vlerat e tregut të të gjithë lojtarëve në historinë e Barcelonës, 150 milionët e Lamine tejkalohen vetëm nga 170 milionët e Lionel Messit, duke e bërë atë lojtarin e dytë më të vlefshëm në historinë e Barcelonës, përpara Coutinhos (140), Griezmannit (130) dhe Dembelesë (120).
Në fillim të sezonit, Lamine Yamal ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë po aq asistime në 11 ndeshje të luajtura.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: