Ndryshim në skuadrën e Italisë, që do të përballet me Izraelin të hënën, më 14 tetor. Trajneri Luciano Spalletti ka vendosur të zëvendësojë Lorenzo Pellegrinin, i padisponueshëm për ndeshjen e radhës pas përjashtimit të tij me karton të kuq kundër Belgjikës.
Në vend të mesfushorit të Romës, Spalletti ka grumbulluar Nicolò Zaniolon, i cili do të mbërrijë në Coverciano në orët e ardhshme dhe do të vihet në dispozicion të stafit teknik.
Mes lojtarëve të mbetur jashtë skuadrës kishte të tjerë që mund të kishin zënë vendin e tij si Federico Chiesa, Mattia Zaccagni apo Matteo Politano.
Komunikata
"Trajneri Spalletti ka thirrur sulmuesin e Atalantas, Nicolò Zaniolo. Lojtari pritet gjatë pasdites dhe do të integrohet me grupin e të kaltërve pas skualifikimit të Lorenzo Pellegrinit."
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: