Partizani i pari nga klubet shqiptare në renditjen e UEFA-s, zbret Tirana

Partizani i pari nga klubet shqiptare në renditjen e UEFA-s, zbret Tirana

16:31, 10/10/2024

Renditja e fundit e dhjetë viteve të fundit në Europë ka sjellë ndryshime për klubet shqiptare.

Kështu, Tirana ulet nga sezoni i fundit ndërsa nga të gjithë skuadrat shqiptare rritet vetëm Partizani.

Ndonëse Teuta, Laçi, Luftëtari dhe Skënderbeu nuk luajnë fare në Europë prej vitesh janë aty në renditje.

Tirana është e katërta me 6.77 pikë në 10 vite. Nga ana tjetër, në krye është Partizani, me 11 pikë.

Më pas vjen Laçi me 7.75 pikë. Në vendin e tretë Kukësi me 7 pikë.

Pas bardhebluve është Skënderbeu dhe Vllaznia e 430-ta me 5 pikë.

Plotësojnë renditjen Teuta, Egnatia dhe Luftëtari. Veç të kuqve dhe Egnatias deri diku, të gjitha skuadrat e tjera janë në ulje, kjo edhe për faktin se shumë ekipe mungojnë prej kohësh në Europë, ndërsa monopolin e kanë bardheblutë, të kuqtë, Vllaznia dhe Egnatia, sidomos vitet e fundit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco