Arijanet Muric i bashkohet ekipit, Kosova mbyll përgatitjet për sfidën me Lituaninë

Arijanet Muric i bashkohet ekipit, Kosova mbyll përgatitjet për sfidën me Lituaninë

15:09, 10/10/2024

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Lituani, ku pasnesër do të përballet me kombëtaren lituane në Kaunas, në kuadër të Ligës së Kombeve. 

Në stërvitjen e sotme, u rikthye portieri Arijanet Muric, i cili mungoi në dy seancat e fundit për shkak të një lëndimi, ndërkohë, për shkak të një lëndimi, mbrojtësi Leart Paqarada është larguar nga grumbullimi.

Trajneri Franco Foda dhe stafi i tij teknik u fokusuan në detajet taktike të cilat janë shumë të rëndësishme për këtë sfidë.
Futbollistët punuan me intensitet të lartë, duke përmirësuar ndërveprimin mes reparteve dhe përgatitjen për situata të ndryshme që mund të paraqiten gjatë lojës në fushë.
Ekipi do të udhëtojë sot  drejt Lituanisë, me optimizëm për të marrë një tjetër rezultat pozitiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco