Pep, drejt largimit nga City? Në Angli e duan në krye të ‘Tre Luanëve’

Pep, drejt largimit nga City? Në Angli e duan në krye të ‘Tre Luanëve’

13:50, 10/10/2024

Pep Guardiola aktualisht është i lidhur me Manchester City-n deri më 30 qershor 2025, pra vetëm për disa muaj. Pavarësisht kësaj, deri më sot nuk ka negociata konkrete për një rinovim të mundshëm.

Një tjetër shenjë se si do të marrë fund historia mes Guardiolës dhe Manchester City-t vjen nga lamtumira e Taxi Begiristain, pikë referimi e menaxherit në këto vite të kaluara në pankinën e “Qytetarëve”.

Sipas “The Sun”, në vend të tij mund të mbërrijë ish-futbollisti Hugo Viana dhe më pas të zgjedhë emrin e trajnerit të ri.

Gjyqi i lidhur me dështimin për të respektuar rregullat e “Fair Play-t Financiar” mund të ndikojë gjithashtu në të ardhmen e Guardiolës te Manchester City.

"E vërteta është se unë jam më afër largimit sesa qëndrimit. Ne kemi folur me klubin dhe vullneti im është të qëndroj për sezonin e ardhshëm, dhe kështu do të jetë. Më pas, gjatë vitit do të flasim dhe do të kuptojmë të ardhmen", do të deklaronte Pep Guardiola në maj 2024.

Trajneri, siç u përmend, është në sezonin e nëntë si menaxher i Manchester City-t, skuadër me të cilën fitoi 6 Premier League, një Champions League, një Botëror për Klube, një Superkupë Evropiane dhe trofe të tjerë.

Për momentin, nëse ai vërtet do të largohej nga Manchester City, ende nuk është e qartë se ku mund të shkojë.

Spanjolli është pa dyshim ndër trajnerët më të pëlqyer në botë, aq sa në Angli ëndërrojnë Guardiolën si trajnerin e ri të “Tre Luanëve”.

Një mundësi që nuk duhet përjashtuar plotësisht, duke qenë se trajneri mund të synojë Botërorin 2026.

Por kush do ta zëvendësonte Guardiolën në krye të Manchester City-t? Gjithashtu në këtë rast është ende herët për ta kuptuar, por mes kandidatëve, sipas “The Sun”, do të ishte Ruben Amorim me të cilin Hugo Viana po punon te Sportingu.

Hipoteza për momentin, të cilat, megjithatë, mund të materializohen brenda pak muajsh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco