Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, këmbëngul se nuk është "normale" që ai nuk ka nënshkruar një kontratë të re si trajner i Spanjës pasi e çoi vendin drejt lavdisë në Euro 2024.
De la Fuente ka fituar Ligën e Kombeve dhe Euro 2024, por nuk ka marrë kontratë të re pas triumfit të dyfishtë. Ai tani ka pohuar se situata nuk është "normale" dhe këmbëngul se një menaxher i kalibrit të Luis Enrique nuk do të trajtohej në një mënyrë të tillë.
De la Fuente gjithashtu është ankuar për kushtet e kontratës së tij, pasi paga e tij thuhet se është më e ulët se shumica e paraardhësve të tij në kombëtaren spanjolle.
Ai ishte i lidhur me një lëvizje të mundshme për të menaxhuar ekipin kombëtar të meshkujve të Shteteve të Bashkuara, por vendosi të qëndronte. Në vend të tij në krye të SHBA-ve u emërua Mauricio Pochettino.
De la Fuente i tha Cadena SER: “Nuk është normale që një kampion evropian të jetë pa kontratë. Nuk e di nëse e njëjta gjë do të kishte ndodhur me Luis Enriquen… për mua, nuk është normale që një kampion evropian të jetë me kontratë të skaduar. Kam pasur oferta si zakonisht. Unë paguhem si në momentin kur u promovova nga U21...”
Spanja luan me Danimarkën dhe Serbinë në Ligën e Kombeve. De la Fuent synon t’i fitojë të dyja ndeshjet si për të treguar se meriton pagë të denjë për një kampion të Evropës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: