Zhegrova sulmon Federatën e Kosovës për pezullimin: Vendimin nuk e mori trajneri, ju tregoj çfarë ndodhi

Zhegrova sulmon Federatën e Kosovës për pezullimin: Vendimin nuk e mori trajneri, ju tregoj çfarë ndodhi

19:58, 26/09/2024

Humbja e Kosovës me Rumaninë në Ligën e Kombeve kaloi në plan të dytë, pasi Federata e Futbollit në Kosovë njoftoi pezullimin e tre lojtarëve të saj.

Një prej tyre ishte Edon Zhegrova, që ka reaguar së fundmi në konferencë për shtyp te klubi i tij Lil në Francë.

Zhegrova sulmon Federatën e Futbollit të Kosovës duke thënë se nuk është trajneri që e mori vendimin për pezullim.

Për më tepër që asgjë nuk lidhej me braktisjen e grumbullimit për të shkuar në një lokal nate, por me vonesën e tij në mbledhje.

“Nuk është një sekret. S’është asgjë. Isha thjesht vonë për mbledhje. Nuk ishte trajneri që mori vendimin, ishte federata. Kjo ishte arsyeja pse ishte pak i inatosur. Janë disa njerëz që nuk të pëlqejnë dhe mundohen të bëjnë keq duke thënë gjëra të këqija.

E di sa profesionist jam dhe pasi pashë lajmet që isha në festë. Është thjesht një informacion i pavërtetë, por mendoj se gjëja më e keqe është se trajneri nuk e mori vendimin, por federata. Kur je vonë për një takim, mendoj se është në dorën e trajnerit për të marrë vendimin. Por ka mbaruar, nuk më intereson më”, u shpreh Zhegrova.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco