Arjon Kajoshi, boksieri i Vllaznisë, dyshohet se ishte objektiv i të shtënave në lagjen Rus, Shkodër.
Boksieri po lëvizte me automjeti “Land Rover” në pronësi të babait, Sokol Kajoshi, kur drejt tij u qëllua me armë zjarri.
Arjon Kajoshi po kthehej nga stërvitja drejt banesës së tij në momentin e ngjarjes.
Menjëherë pas të shtënave, ka braktisur makinën dhe është larguar
Dyshimet e para lidhen me motive hakmarrje, pasi vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi është shpallur në kërkim së bashku me persona të tjerë për dhunimin e 62-vjeçarit Vladimir Bruçi në qershor.
Megjithatë, policia ende po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se disa dëshmitarë okularë po dëshmojnë në polici, ndërsa kamerat në zonë janë sekuestruar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: