Italia e nis me fitore sezonin e ri në Ligën e Kombeve, Belgjika leksion Izraelit

Italia e nis me fitore sezonin e ri në Ligën e Kombeve, Belgjika leksion Izraelit

22:47, 06/09/2024

U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve, ku u shënuan në total plot 15 gola.

Padyshim që vëmendja ishte te supersfida mes Francës dhe Italisë. Italia e ka nisur me fitore të madhe sezonin e ri në Ligën e Kombeve, pasi triumfuan 3-1 ndaj Francës.

"Gjelat” shënuan të parët me Barkola në sekondën e 13-të, ndërkohë që kombëtarja e Spaletit përmbysi mes spektaklit, duke triumfuar në fund me rezultatin 1-3, falë golave të Dimarkos, Fratezit dhe Raspadorit.  

Fitore po aq të thellë shënoi edhe Belgjika, që mposhti Izraelin, ku ndajnë kreun me italianët në Grupin A, përkatësisht Grupi 2.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco