Formacionet zyrtare/ Kosovë-Rumani, debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Formacionet zyrtare/ Kosovë-Rumani, debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

19:42, 06/09/2024

Kosova do të përballet sot në 20:45 me Rumaninë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve. 

“Dardanët” e trajnerit Foda do të kërkojnë “hakmarrjen” përballë rumunëve, pas humbjes 2-0 në duelin e 12 shtatorit të vitit 2023, në sfidën ku nuk mungoi as tensioni. Për sa i përket formacioneve zyrtare, bie në sy aktivizimi i dy debutuesve Rexhbecaj dhe Asllani që e nisin nga minuta e parë.

Foda sulmin ia ka besuar dyshes Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani, të cilët do të ndihmohen nga Edon Zhegrova, Valon Berisha, Elvis Rexhbeçaj dhe Milot Rashica.

Në vijën e mbrojtjes tekniku gjerman ka vendosur të luajë me Mërgim Vojvodën, Amir Rrahmanin, Fidan Alitin dhe Leart Paqaradën, ndërsa portën ia ka besuar Arijanet Muricit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco