Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka dhënë një konferencë për media, në prag të ndeshjes me Ukrainën, në Ligën e Kombve.
Lojtarët kanë bërë pak pushime, kthehen, bëjnë fazë përgatitore, luajnë 2-3 ndeshje dhe vijnë në kombëtare. Kam lexuar që janë shumë që mungojnë. Edhe në Varshavë na ndodhi e njëjta gjë, por e ribëmë ekipin, por është mundësia për lojtarët e tjerë. Por më shqetëson diçka për lojtarët, janë shumë ndeshje, ata vijnë nga një Europian i vështirë dhe shumë prej tyre nuk kanë bërë pushimet.
Të gjithë lojtarët janë gati, kjo është ajo që duam ne, kemi edhe një stërvitje këtë pasdite, nesër paradite diçka të lehtë, të shohim. Nuk është e thjeshtë, ai nuk e ka nisur ende një ndeshje, e kemi afruar në mars, për dy miqësore se ne e kemi parë. Ai e nisi rrugëtimin e tij aty. Janë hapa, avash-avash, e rëndësishme është të rritet në një ekip. Nuk është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona. Ai është i rëndësishëm për ne, si të tjerët.
Kombëtarja është hapur për të gjithë. Lojtarët vijnë me shumë dëshirë për të përfaqësuar kombin. Kur nuk ka dëshirë për këtë, nuk mund të japë shumë. Nuk jemi të shqetësuar. Kemi bërë 4 ditë stërvitje dhe janë shumë të motivuar. Jemi të kënaqur me motivimin e lojtarëve.
Përsa i përket skemës, në 1 vit e gjysëm kemi luajtur me 4-3-3 dhe 4-2-3-1. Ne i përshtatim skemat sipas karakteristikat që kemi te lojtarët. Mund të punojmë edhe me skemën 4-4-2. Seferi mund të bëjë rolin e një sulmuesi të distancuar. Uzuni mund të luajë sulmues qendror. Kemi lojtarë të fortë. Duke njohur karakteristikat e lojtarëve mund të përshtatim edhe skemat.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: