Nations League/ Kombëtarja në seancën e radhës stërvitore, grupi i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo

Nations League/ Kombëtarja në seancën e radhës stërvitore, grupi i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo

19:27, 04/09/2024

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore këtë të mërkurë në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e para në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës (7 shtator, stadiumi “Epet Arena”, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (10 shtator, stadiumi “Air Albania”, ora 20:45).

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Me grupin u stërvit edhe mbrojtësi Enea Mihaj, i cili mbërriti i fundit në grumbullim.

Si zakonisht, seanca stërvitore nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike. Tekniku kuqezi punoi edhe taktikisht me skuadrën. Seanca stërvitore zgjati reth 1 orë e 30 minuta dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.

Seancën stërvitore të Kombëtares e ndoqi nga afër edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në prag të nisjes së stërvitjes takoi nga afër trajnerin Silvinjo, stafin teknik dhe lojtarët, duke i uruar suksese në rrugëtimin e ri në Nations League.

Kombëtarja do të niset nesër drej Pragës, ndërsa të premten kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Ukrainën, që do të luhet të shtunën më 7 shtator, në orën 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco