Vllaznia e futbollit të femrave është gati për debutimin në Ligën e Kampioneve për edicionin 2024-2025.
Vajzat kuqeblu do të nisin sot aventurën në kompeticionin më prestigjioz për klube, teksa do të zbresin në fushë për ndeshjen e tyre të parë. Shkodranet e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka do të përballen sot në orën 16:00 me kampionen e Gjeorgjisë, Lanchkhuti, takim gjysmëfinal i vlefshëm për Grupin 2.
Ndeshjet e këtij grupi siç dihet do të mbahen në Gjeorgji në qytetin Kutaisi. Vllaznia ka zhvilluar dje edhe seancën e fundit stërvitore në Gjeorgji dhe shpreson në kualifikim për në finalen e grupit që do të luhet më 7 shtator, aty ku do të përballej me fituesen e çiftit St Polten – Neftçi.
Kujtojmë që dy sezone më parë Vllaznia shkroi historinë, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që mbërrin në fazën e grupeve të Champions-it.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: