Kryeministri Edi Rama zhvilloi një ceremoni për të nderuar sportistët që morën medalje në Lojërat Olimpike.
Chermav Valiev dhe Islam Dudaev morën shpërblime financiare prej 50 milionë lekësh të vjetra dhe dy apartamente në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama nga ana e tij, pasi ka zbrazur vendin nga shqiptarët, u bëri thirrje të huajve që të vijnë të garojnë për Shqipërinë.
Por dhurimi i apartamenteve për dy sportistët e huaj ka krijuar edhe momente tensioni në kryeministri.
Presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni tha se duhet mbajtur fjala për të dhënë apartamente edhe për sportistët shqiptarë.
DEBATI
Sahit Prizreni: Dua të falenderoj presidentin e KOKSH-it, në veçanti kryetarin e bashkisë, si një suportues kryesor përmes Klubit të Tiranës, edhe pse akoma nuk e ka dhënë për një premtim të mbajtur për apartamentet e djemve tanë.
Edi Rama: Përmende kryetarin e bashkisë që nuk mbajti fjalën, por u nxitove një çikë, se ai e mban gjithmonë fjalën.
Sahit Prizreni: Fjalën e mbajti. Akoma nuk e ka dorëzuar, e kisha fjalën.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: