Humbi penalltinë në fund të ndeshjes, kërcënohet sulmuesi i Komos

Humbi penalltinë në fund të ndeshjes, kërcënohet sulmuesi i Komos

16:58, 02/09/2024

 

“I pranoj kritikat ashtu siç duhet, por këto gjëra nuk mund ti lë të kalojnë lehtë”. Kështu ka shkruar sulmuesi i Komos, Patrick Cutrone në një “story” në Instagramin e tij, duke publikuar një “screenshot” të një komenti në një prej postimeve të tij.

Cutrone iu përgjigj komentit kërcënues të një përdoruesi, i cili, nën mbulesën e një identiteti të rremë, i drejtoi atij fyerje shumë të rënda, duke shkuar deri aty sa i uroi vdekjen atij dhe fëmijëve të tij.

Fjalë të çmendura, aq edhe të neveritshme, që erdhën pasi Cutrone humbi një penallti dje në minutën e 95-të kundër Udineses në ndeshjen që skuadra e Komos humbi 1-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco