Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka folur për kanalin zyrtar të klubit pas shortit të Championsit, ku mësoi kundërshtarët e tij.
“Championsi është një kompeticion prestigjioz, ku ne duam të vazhdojmë të jemi protagonistë. Kemi një kalendar shumë të ngjeshur dhe me impenjime, por ashtu si në të shkuarën jemi gati për t’u përballur me këto skuadra të mëdha”, ishte fillimisht deklarata e trajnerit italian.
Ai më tej, shton një detaj të rëndësishëm.
“Të luftojmë në fushat e vështira, në vitet e fundit na ka dhënë më shumë vetëbesim dhe forcë. Ne kemi disa ndeshje të bukura me skuadra të vështira dhe kompetitive në Europë, por e di që djemtë e mi do të japin gjithçka për të pasur një rrugëtim të bukur dhe jam shumë optimist për këtë”, theksoi trajneri kampion i Italisë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: