Skuadra e Chelseat nuk e ka përfunduar ende merkaton dhe është në kërkim të transferimit të fundit.
Blutë e Londrës tashmë kanë bërë ofertë zyrtare te Manchester United për Jadon Sanchon.
Sipas Fabrizio Romanos, Chelsea ka ofruar më shumë se Juventusi, ofertë e cila ishte refuzuar nga United.
Sancho është i hapur për t’u bashkuar me Chelsean, derisa vendimi përfundimtar pritet të merret shumë shpejt nga skuadra e Manchesterit.
Mesfushori anglez sezonin e kaluar ishte i huazuar te Borusia Dortmund, por edhe pas rikthimit si duket nuk e ka bindur trajnerin Erik Ten Hag, me të cilin kishte edhe probleme tjera vitin e kaluar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: