Është i dëmtuar/ Trajneri i Rubin Kazan thirrje Sylvinho-s: Mos e grumbullo Dakun

Është i dëmtuar/ Trajneri i Rubin Kazan thirrje Sylvinho-s: Mos e grumbullo Dakun

17:02, 29/08/2024

 

Mirlind Daku nuk do kontribuojë në ndeshjen e parë në shtator për Shqipërinë për shkak të dënimit nga UEFA.

Numri një i pankinës së Rubin Kazan, Rakhimov kërkon që Daku mos të ftohet as në sfidën e dytë të kombëtares.

“Daku ka një dëmtim jot ë lehtë, nuk e lejon të luajë me kapacitet të plotë. Ai po luan gjithmonë me injeksione, është gabim të rrezikosh sulmuesin, duhet t’i japim pak kohë pushim. Nuk është fare e drejtë që ta nxjerrësh një lojtarë në fushë gjithmonë me qetësues.

Me shumë gjasa tani Dakun e thërret Shqipëria, ne do të përpiqemi që ta bindim Shqipërinë që të mos e marrin këtë herë, por t’i japin mundësinë të rikuperohet”, tha Rakhimov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco