Ka nisur raundi i dytë i grand slam të “US Open” në tenis, që zhvillohet në Nju Jork.
Tenisti serb Novak Djokovic avancon më tej pas tërheqjes së Laslo Djere në setin e tretë (6-4, 6-4, 2-0).
Në raundin e tretë shkon edhe norvegjezi Casper Ruud, që mundi 3-1 francezin Gael Monfils.
Avancon më tej amerikani Taylor Fritz, që eliminoi italianin Matteo Berrettini, ndërsa rusi Andrey Rublev mundi 3-2 Arthur Rinderknech.
Një biletë për më tej sigurojnë edhe Alexander Zverev, Lorenzo Musetti e Grigor Dimitrov.
Te femrat, tenistja amerikane Coco Gauf mundi 2-0 (6-4, 6-0) Tatjana Maria.
Nuk zhgënjejnë as tenistja ukrainase Elina Svitolina e ajo bjelloruse Victoria Azarenka, që shkojnë në raundin e tretë bashkë me Aryna Sabalenka e Qinwen Zheng.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: