Mesfushori i Milanit drejt largimit, 15 milionë euro në sezon

Mesfushori i Milanit drejt largimit, 15 milionë euro në sezon

17:46, 28/08/2024

Ismael Bennacer mund ta vazhdojë karrierën e tij tek Al-Qadisiyah, klub i  Saudi Pro League, që ndoqi për një kohë të gjatë (por pa sukses) sulmuesin e Romës, Paulo Dybala.

Nga Algjeria, më saktësisht nga portali “Dzballon”, kanë folur për një ofertë prej 15 milionë eurosh në sezon për mesfushorin, ose më saktë katër herë më shumë se rroga aktuale.

Për klubin kuqezi është gati një ofertë rreth 40 milionë euro.

Bennacer nuk paraqitet në Milanello në tri ditët e fundit, edhe pse nuk ka asnjë problem fizik.

Një sinjal i qartë se mungesa e tij është e lidhur me merkaton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco