Sulmuesi shqiptar shkëlqen me tripletë në ndeshjen e Kupës

Sulmuesi shqiptar shkëlqen me tripletë në ndeshjen e Kupës

22:26, 27/08/2024

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Donis Avdijaj, ka shkëlqyer në ndeshjen e Kupës së Austrisë.

Avdijaj shënoi tripletë në fitoren e thellë 6-0 të Hartbergut ndaj Lafnitzit. 

Ai po ashtu kontribuoi edhe me një asistim në ndeshjen që u zhvillua sot, në kuadër të raundit të dytë të Kupës së Austrisë. 

Avdijaj golin e parë e shënoi në minutën e tretë kurse të dytin në minutën e 74-t. Tripletën e kompletoi në minutën e 88-të.

Ai asistoi për golin e tretë të shënuar të Hartbergut në minutën e 44-t.

28-vjeçari është ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij, ku qenë protagonist absolut me golat e shënuar dhe me asistet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco