E pyesin për Haaland, ndërsa ai flet për Messin… Përgjigja e Guardiolës po bën xhiron e botës

E pyesin për Haaland, ndërsa ai flet për Messin… Përgjigja e Guardiolës po bën xhiron e botës

10:31, 26/08/2024

 

Pep Guardiola ka dhënë një nga përgjigjet e tij më “virale”, pas fitores së madhe të Manchester City ndaj Ipswich Town (4-1), në kuadrin e javës së dytë të Premier League. Nuk është se ajo që tha ishte diçka e re, por befasuese, sepse gjëja më e lehtë do të ishte të pajtohej me gazetarin që e pyeti.

“Erling është lajm. Mendoj se është ‘hat-trick’ i 22-të i karrierës së tij, çka për një djalë 24-vjeçar është arritje e jashtëzakonshme. A është ai sulmuesi qendror më i kompletuar që keni parë në futboll?” Kjo ishte pyetja “me spec” për trajnerin spanjoll të “qytetarëve”, nga i cili me siguri gazetari priste një përgjigje pohuese. Por jo, përgjigja e Guardiolës shkoi në drejtime të tjera.

 

 

“Qendërsulmuesi më i pabesueshëm që kam parë është Leo Messi. Nuk kam parë kurrë dikë tjetër si ai”, – tha katalanasi, i cili nuk është hera e parë që deklaron se argjentinasi është më i miri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco