Drejtori i Bayernit: Humbja e fundit ishte për turp, tani duhet të nderojmë stemën bavareze në Champions

Drejtori i Bayernit: Humbja e fundit ishte për turp, tani duhet të nderojmë stemën bavareze në Champions

14:02, 07/04/2024

Bayerni i Mynihut u mund dje 3-2 nga Heidenheim në kampionat, skuadër debutuese në Bundesligë, pavarësisht se e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-0.

Bayerni tani është 16 pikë mbrapa Leverkusenit të pamposhtur, me vetëm gjashtë ndeshje të mbetura në kampionat, që do të thotë se skuadra e Xabi Alonso mund të shpallet kampione fundjavën e ardhshme.

Gjithsesi, skuadra e Thomas Tuchel duhet të rimarrë veten pasi do të përballet me Arsenalin në “Emirates” në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League të martën.

Drejtori i përgjithshëm i bavarezëve i pyetur se çfarë i jep atij shpresë për ndeshjen, ai tha: “Nuk do të funksionojë aq lehtë sa të thuash: ‘Mirë, është Champions League, Arsenali’. E thashë pas ndeshjes së Dortmundit se do të kishim një provë karakteri në Heidenheim. E kaluam atë në pjesën e parë dhe dështuam në pjesën e dytë. Ne të gjithëve duhet të na vijë pak turp. Dhe ne duhet të sigurohemi që ta përfaqësojmë stemën bavareze në një mënyrë më dinjitoze relativisht shpejt”, u shpreh Maks Eberl.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco