Finalja e Champions League, Interi mbërrin në Stamboll

Finalja e Champions League, Interi mbërrin në Stamboll

21:24, 08/06/2023

Aventura Interit në finalen e Champions League ka nisur zyrtarisht.

Sipas raportimeve të medieve italiane, “zikaltërit” kanë arritur në hotelin ku do të qëndrojnë në Stamboll, ndërsa të shtunën në mbrëmje do të përballen me Manchester City-n për trofeun e Champions League.

Skuadra e Simeone Inzaghit u stërvit sot paradite në Itali, ku me grupin u bashkua edhe Correa, ndërsa pasditen e kësaj të enjteje u nisën për në Stamboll dhe tashmë janë akomoduar në hotelin ku do të qëndrojnë gjatë këtyre ditëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco