Vjen fundi i Ibras me Milanin, klubi i jep lamtumirën sulmuesit me një ceremoni në 'San Siro'

Vjen fundi i Ibras me Milanin, klubi i jep lamtumirën sulmuesit me një ceremoni në 'San Siro'

18:37, 03/06/2023

 

Stefano Pioli ishte shprehur më parë se nuk e shikon Ibrahimovic si pjesë e projektit për të ardhmen. Tashmë është e sigurt, sulmuesi suedez do të largohet nga kuqezinjtë në fund të këtij sezoni.

Sipas “Sportmediaset”, kontrata e 41-vjeçarit me “djallin” skadon në fund të sezonit, dhe kuqezinjtë nuk do të rinovojnë me të.

Mbrëmjen e nesërme, në fund të ndeshjes së fundit të kampionatit, Milani do të përshëndesë Ibrahimovic me një ceremoni të shkurtër që do të përshijë të gjithë skuadrën.

Zlatan në karrierën e tij luajti për Milanin gjithsej 6 sezone të ndara në dy pjesë. Periudha e parë e suedezit me kuqezinjtë ishte në vitet 2010-2012 dhe periudha e dytë nga 2020-2023. Në total, sulmuesi suedez luajti për Milanin 163 ndeshje dhe shënoi 93 gola

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco