Zyrtare: Dresevic mbetët pa trajnerin Pirlo, italiani largohet nga skuadra turke

Zyrtare: Dresevic mbetët pa trajnerin Pirlo, italiani largohet nga skuadra turke

14:41, 24/05/2023

Skuadra e Fatih Karagumruk ka shkarkuar nga detyra e trajnerin e njohur, Andrea Pirlo.

Përmes rrjeteve sociale klubi i Superligës së Turqisë ka dhënë lajmin për largimin e italianit me një marrëveshje të dyanshme.

Karagumruk në 33 xhiro ka grumbulluar 44 pikë dhe gjendet në pozitën e 9-të në tabelë.

Edhe pse u sigurua mbijetesa, duket se qëllimet e Pirlos kanë qenë më të larta në klubin turk.

Kujtojmë që te skuadra turke luan edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresevic.

Dresevic gjatë këtij sezoni me klubin turk ka zhvilluar 30 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol. Por ai gjatë kësaj kohe ka luajtur në pozitën e tij si qendërmbrojtës dhe ndryshe si luan te ekipi “dardan” në mesfushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco