Komuna e Malishevës organizon turnirin tradicional 'Ibrahim Mazreku- TORNADO'

Komuna e Malishevës organizon turnirin tradicional 'Ibrahim Mazreku- TORNADO'

12:07, 24/05/2023

Në nder të ditës së Çlirimit të komunës së Malishevës dhe të dëshmorëve të kësaj komune, po organizohet turniri tashmë tradicional "Ibrahim Mazreku; TORNADO", shkruan Syri.net Kosova.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Malishevës në bashkëpunim më Klubin e Futsallit “Malisheva” ka organizuar turnirin tradicional për nderë të 16 Qershorit.

Ky turnir do mbahet te “Fusha e Jonë” në fshatin Lubizhdë, i cili do të zhvillohet nga data 05.06.2023.

"Turniri tradicional “ Ibrahim Mazreku- TORNADO” i cili do të zhvillohet nga data 05.06.2023 në Malishevë, është turniri tradicional i futbollit të vogël më i madh që organizohet në Kosovë, pjesmarrës të ekipeve ka nga të gjitha trojet shqipëtare, në nderim të heroit të kombit nga Malisheva “ Ibrahim Mazreku - TORNADO”. Dëshmoret meritojnë të nderohen edhe në aktivitetet sportive, andaj secila pjesmarrje është vlerë e shtuar e këtij turniri", thuhet në njoftim.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco