Luhet finalja e Kupës së Italisë/ Inter 'prova gjenerale' me Fiorentinën para Cityt

Luhet finalja e Kupës së Italisë/ Inter 'prova gjenerale' me Fiorentinën para Cityt

10:49, 24/05/2023

Inter dhe Fiorentina rikthehen në fushën e lojës sot, por jo në Serie A. Mbrëmjen e sotme luhet finalja e Kupës së Italisë mes zikaltërve dhe “vjollcëve” në orën 21:00.

Inter u kualifikua në finale pasi një raund më parë arriti të eliminojë Juventusin nga garë. Takimi i parë u mbyll në Torino me shifrat 1-1, ndërsa sfida e dytë në Milano me shifrat 1-0 për zikaltrit. Për skuadrën e Simone Inzaghit do të jetë një provë e vërtetë përpara finales së madhe të Champions League përballë Manchester Cityt. 

Nga ana tjetër, Fiorentina skualifikoi nga gara surprizën e këtij kompeticioni në Kupën e Italisë, Cremonesen. Sfidën e parë ekipi i Italianos arriti ta fitojë me shifrat 2-0, ndërsa takimi I dytë u mbyll në barazim pa gola.

Interi do të kërkojë sonte në “Olimpico” të Romës trofeun e dytë sezonal pas Superkupës së Italisë. Ndërsa Fiorentina kërkon të fitojë trofeun e parë këtë sezon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco