VIDEO/ Suarez dhuron spektakël në Brazil, sulmuesi shënon një perlë me fanellën e Gremios

VIDEO/ Suarez dhuron spektakël në Brazil, sulmuesi shënon një perlë me fanellën e Gremios

21:06, 18/05/2023

Luis Suarez vërteton edhe njëherë se klasi mbetet i përjetshëm pavarësisht moshës së një futbollisti. Uruguajani që pas një karriere të mrekullueshme në Europë me fanella të rënda si Ajax, Liverpool, Barcelona apo Atletico Madrid, argëton edhe në Brazil aty ku aktivizohet me klubin e Gremios. Në ndeshjen e fundit të Gremios të vlefshme për Kupën e Brazilit ndaj Cruzeiros ishte pikërisht 36-vjeçari që i evitoi humbjen e skuadrës së tij.

Suarez shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 79-të teksa me një goditje me të jashtmen nuk i la shumë vend për reagim portierit kundërshtar. I gjithë stadiumi “Venue Arena” në këmbë teksa Suarez meritoi duartrokitje për veprën e artit që realizoi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco