Skuadra e Cityt dyfish më e vlefshme se Interi

Skuadra e Cityt dyfish më e vlefshme se Interi

19:43, 18/05/2023

Manchester City dhe Interi, do të përballen në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll.

Kampioni në fuqi, i Anglisë po konsiderohet favorit i madh përball Interit, ekip që gjendet në finale për herë të parë që nga viti 2010.

Interi pati fituar Championsin atëbotë, ndërsa City është në kërkim të trofeut të parë në histori të klubit. Finalja e këtij edicioni është e dyta për Cityn në tri sezonet e fundit, pasi në vitin 2021 u pat mposhtur nga Chelsea. Megjithatë, City ka dukshëm skuadër më të vlefshme se Interi.

Në fakt, vlera e Cityt është dyfish më e madhe se ajo e Interit. Vlera totale e skuadrës së Cityt në treguan aktual të futbollit, shkon mbi 1 miliard euro, ndërsa lojtarët më të shtrenjtë të ekipit, mbeten Erling Haaland e Phil Foden. Haaland vlerësohet rreth 170 milionë euro, ndërsa Foden 110 milionë euro. Për dallim prej Cityt, skuadra e Interit ka vlerë prej 534 milionë eurosh, me lojtarët më të vlefshëm Lautaro Martinez e Nicolo Barella. Sulmuesi Martinez vlerësohet 80 milionë euro, ndërsa mesfushori Barella 70 milionë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco