Gjithçka gati për turneun tradicional ‘Lah Nimani’

Gjithçka gati për turneun tradicional ‘Lah Nimani’

12:51, 16/05/2023

Gjithçka është gati për turneun e boksit ‘Lan Nimani’.

Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK), përmes një njoftimi, ka konfirmuar se i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e turneut tradicional ndërkombëtar i 15-ti me radhë “Lah Nimani”.

“Ky turne do të organizohet më 20 dhe 21 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, derisa pjesëmarrës do të jenë boksierët e rinj (Youth) U18 nga Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. Gjysmëfinalja zhvillohet më 20 maj nga ora 16:00, kurse finalja më 21 maj nga ora 12:00”, thuhet në njoftimin e FBOXK-së.

Gjyqtarë/ Refere

1.Agim Shala

2.Agim Tahiraj

3.Marigona Beadini

4.Fadil Bekteshi

5.Visar Ibrahimi

6.Granit Qorri

7.Luan Krasniqi

8.Agron Nushi

9.Filip Nue

Supervajzer: Sima Viorel

Vajzer:Sylejman Voca, Nadir Shllaku

Mjeku kujdestar” Agron Kamberi,Artan Lushaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco