Interi merr vendimin për të ardhmen e Kristjan Asllani

Interi merr vendimin për të ardhmen e Kristjan Asllani

21:01, 15/05/2023

Pavarësisht minutave të pakta për talentin e kombëtares shqiptare, drejtuesit e Interit kanë vendosur, gjithmonë sipas raportimeve nga Italia, se Asllani do të mbetet zikaltër dhe janë të bindur prej cilësive të yllit kuqezi.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit zikaltër nuk kanë plan të huazojnë Asllanin në ndonjë ekip tjetër gjatë merkatos së verës. Gjithashtu ky medium raporton se Interi ka vendosur të largojë Galiardini, kështu do të ketë edhe më shumë hapësirë për mesfushorin kuqezi.

Asllani pretendohet si e ardhmja e mesfushës së Interit dhe nëse nuk do të jetë titullar sezonin e ardhshëm, padyshim që do të jetë një pikë kyçe nga stoli dhe sigurisht do të ketë në dispozicion shumë më tepër minuta aktivizimi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco