Chelsea dhe United në garë për Osimhen, anglezët ndjekin nga afër sulmuesin nigerian

Chelsea dhe United në garë për Osimhen, anglezët ndjekin nga afër sulmuesin nigerian

19:48, 15/05/2023

 

Klubet e Premier League janë në një garë të ashpër për sa i përket preferencave në merkato. Një prej lojtarëve më të kërkuar nga klubet angleze, është padyshim bomberi i Napolit, Victor Osimhen. 

Nuk është rastësi që vëzhguesit e klubeve të Premier League të ndjekin nga afër sulmuesin nigerian. Sipas “Sportmediaset”, disa vëzhgues të klubit të Chelsea kanë qenë të pranishëm ditën e djeshme në stadiumin e Monzës për të parë nga afër Victor Osimhen.

Megjithatë, në këtë garë nuk mbetet prapa dhe Manchester United. “Djajtë e kuq” kanë një avantazh më shumë se “blutë e Londrës” për të firmosur me kryegolashënuesin e Serie A në merkaton e verës.

Manchester United është thuajse e kualifikuar për në Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërsa Chelsea në asnjë garë europiane. Megjithatë, Napoli nuk do ta linte të lirë Osimhen për një shifër poshtë 160 milionë euro. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco