Fundjava kuqezi/ Nuk përmbahen legjionarët, kampionatet europiane ‘flasin shqip’

Fundjava kuqezi/ Nuk përmbahen legjionarët, kampionatet europiane ‘flasin shqip’

10:56, 15/05/2023

Legjionarët kuqezi kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive edhe përgjatë kësaj fundjave.

Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klubet europiane kanë marrë minutat e tyre, duke realizuar gola e asiste, si edhe duke marrë edhe vlerësime me nota të larta nga uebsajti i specializuar për statistika “Sofascore”.

Ernest Muçi vijon të jetë protagonist me skuadrën e Legias në kampionatin polak të futbollit, teksa të shtunën realizoi edhe golin e tij të pestë personal.

Sulmuesi tjetër i ekipit kombëtar, Taulant Seferi, gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionatin ukrainas.

Ai realizoi nëpërmjet një penalltie, duke mposhtur me lëvizjen e tij portierin kundërshtar.

Ky është goli i 12-të për Seferin përgjatë këtij sezoni futbollistik në kampionatin ukrainas.

Mbrojtësi kuqezi, Erjon Hoxhallari gjeti golin e parë në kampionatin rumun, ndërsa gol ka shënuar edhe Arbnor Muçolli në kampionatin danez. Për Muçollin ky është goli i gjashtë sezonal.

Edhe sulmuesi shqiptar i ekipit të Shpresave, Armando Dobra, ishte protagonist absolut në Angli me skuadrën e Çesterfildit, duke realizuar një gol mjaft të bukur në minutat shtesë.

Sakaq, Myrto Uzuni ishte vendimtar në ndeshjen që Granada zhvilloi kundër Lugos në ligën e dytë spanjolle.

Sulmuesi shqiptar rrëmbeu bukur një top në krah dhe me një pasim drejt zonës gjeti Puertas, me këtë të fundit që nuk gaboi.

Në derbin shqiptar Asllani-Bajrami, dy kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje shumë të mirë.

Minuta pati edhe për futbollistët e tjerë shqiptarë në skuadrat respektive në kampionatet e rëndësishme në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco