Xavi: Vulosëm kampionatin me një ndeshje fantastike

Xavi: Vulosëm kampionatin me një ndeshje fantastike

10:05, 15/05/2023

Në përfundim të derbit mjaft intensiv me Espanyolin, Barcelona siguroi matematikisht titullin kampion në Spanjë.

Trajneri Xavi Hernandez ka komentuar fitoren vendimtare për titull, ndërsa thekson se kanë punuar shumë.

“Ndjenjë e mrekullueshme. Një punë e bërë mirë, e gjithë kjo filloi korrikun e kaluar, ishin 10 muaj punë dhe sakrifica. Tifozët, klubi, e meritojnë. Na jep stabilitet dhe besim se gjërat po shkojnë mirë.

E vulosëm kampionatin me një ndeshje fantastike. Ne ishim të shkëlqyer. Ekipi përfundimisht u qetësua dhe kundërshtarët u treguan krenarë. Ne fituam La Ligën në një derbi, që nuk është një gjë e zakonshme. Ishte një skenar i veçantë dhe ne e diskutuam para ndeshjes”, tha Xavi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco