Heshtje totale te Juventus-Cremonese, Pogba i përlotur. Gjuri e tradhton sërish!

Heshtje totale te Juventus-Cremonese, Pogba i përlotur. Gjuri e tradhton sërish!

21:20, 14/05/2023

E pabesueshme ajo qe ka ndodhur me Paul Pogba! Per here te pare kete sezon ne Serie A e ka nisur titullar pas nje mali me probleme. Francezi mberriti ne vere si blerja e madhe me zero dhe me nje kontrate per 3 vitet e ardhshme por kontributi i tij ka qene zero kete sezon!

Dhe, sikur kjo te mos mjaftonte, sot ka ardhur një tjetër dëmtim për mesfushorin e Juventusit. Në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes kundër Cremonese, pas një aksioni në të cilin shkoi për të krosuar, ai u ndal dhe u rrëzua duke kërkuar zëvendësimin.

I përlotur, francezi, nën duartrokitjet e fansave të tij, ende duket si një problem në gju për të. Ndoshta, pas kesaj, mund te themi se sezoni i francezit mbase eshte mbyllur ketu. Vetem 100 minuta ne Serie A per francezin deri tani dhe gjithesej 50 minuta mes Kupes se Italise dhe Europa League.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco