Marash Kumbulla i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ja kur do të rikthehet në fushë

Marash Kumbulla i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ja kur do të rikthehet në fushë

17:45, 10/05/2023

Marash Kumbulla i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për ligamentin, pas dëmtimit të pësuar pak ditë më parë në ndeshjen ndaj Milanit. Mbrojtësi i Kombëtares ishte i pafat, duke marrë një nga dëmtimet më të rënda për futbollistët.

Fatmirësisht, operacioni i ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe vetë mbrojtësi kuqezi, e njoftoi diçka të tillë. Faza e riaftësimit mund të zgjasë deri në 6 muaj për futbollistin, megjithatë Kumbulla është optimist për të ardhmen.

“Ky operacion ishte hapi im i parë për rikthimin në fushë. Shkoi në mënyrën më të mirë dhe për këtë dua të falënderoj stafin mjekësor që më ka ndihmuar. Tani do të më duhet të pushoj fizikisht por në kokën time jam gati të bëj gjithçka që duhet për të dhënë sërish 100% për ngjyrat që unë mbroj. Faleminderit sërish të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë, është një ndihmë e madhe. Forca Roma”, shkruan Kumbulla.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco