Milan-Inter, ja cila skuadër është më e favorizuar

Milan-Inter, ja cila skuadër është më e favorizuar

16:39, 10/05/2023

Milani dhe Interi do të provojnë forcën sonte në mbrëmje, por këtë herë jo për Serinë A italiane por për Ligën e Kampioneve. Zikaltërit vijnë në këtë ndeshje nga një moment më i mirë se Milani, megjithatë në vitet e fundit fituesi jo shpesh herë ka qenë i “paracaktuar”.

Ashtu si shumë ekspertë, edhe kompanitë e basteve shohin Interin favorit për ndeshjen e sotme. 2.52 është koeficienti i fitores së djemve të Inzagit, teksa një sukses kuqezi vlerësohet me 3.05. Thuajse i njëjti vlerësim (3.15) edhe për barazimin në këtë ndeshje. Për një bast për një përfundim të ndeshjes me më pak se 3 gola vlerësim është 2.5, ndërkohë që për më shumë se 3 gola koeficienti është 2.5

Ndeshja mes Milanit dhe Interit nis në orën 21:00 ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme. Këtë takim, Milani është skuadra organizatore e ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco