VIDEO/ Pioli merr lajmin e madh para ndeshjes me Interin, Leao i bashkohet grupit

VIDEO/ Pioli merr lajmin e madh para ndeshjes me Interin, Leao i bashkohet grupit

14:14, 10/05/2023

Testet e kryera mëngjesin e sotëm nga Rafael Leao në Milanello dhanë rezultate pozitive: Në fakt, lojtari sapo është i bashkuar shokëve të ekipit në hotelin Melia dhe do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e sotme ndaj Interit në Champions League.

Brohorimat e publikut për ardhjen e portugezit ishin të mëdha, por prezenca e tij që në minutën e parë në ndeshjen e parë të kompeticionit më prestigjioz kontinental nuk është ende e sigurt.

 

 

Kujtojmë se anësori i Milanit ishte në dyshim për në ndeshjen e sotme ndaj Interit për shkak të një dëmtimi që mori ne minutën e 11 në ndeshjen ndaj Lazio.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco