Shihni mënyrën që përdori Rudiger për të ndalur Haaland

Shihni mënyrën që përdori Rudiger për të ndalur Haaland

13:52, 10/05/2023

Lojtarët e Realit dhe Manchester Cityt u ndan në barazim mbrëmë në Madrid (1-1), ndërsa një nga lojtarët që ishte në hije gjatë gjithë ndeshjes, ishte sulmuesi më i mirë i mysafirëve, Erling Haaland.

Norvegjezi, i cili ka shënuar 51 gola në 47 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet, mbrëmë në stadiumin “Santiago Bernabeu” dukej si një sulmues mesatar dhe e gjithë merita për këtë i takon mbrojtësit të Realit, Antonio Rudiger.

30-vjeçari gjerman e ndaloi plotësisht Haaland-in dhe këtë e bëri në një mënyrë shumë shpikëse.

Ai fjalë për fjalë nuk e ndau veten nga norvegjezi dhe nuk e lejoi të kthehej drejt portës.

Haaland arriti të gjuante dy herë në portën e Thibaut Courtois, humbi pesë topa dhe mund të thuhet se taktikat e pazakonta të mbrojtësit të Realit dhanë frytet e plota.

Do të shohim nëse Rudiger do të përdorë të njëjtat metoda në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme në Etihad dhe nëse Haaland do të gjejë një mënyrë për të kërcënuar portën e Courtois.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco