Golit të Cityt i parapriu një situatë e diskutueshme: A është dëmtuar shumë Reali?

Golit të Cityt i parapriu një situatë e diskutueshme: A është dëmtuar shumë Reali?

10:00, 10/05/2023

Gjysmëfinalja e parë mes Real Madridit dhe Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve përfundoi pa fitues (1-1), dhe supergoli i Kevin De Bruyne që vendosi baraspeshën u la në hije nga situata që ndodhi para saj.

Domethënë, lojtarët e Realit ndoshta me të drejtë janë inatosur sepse topi kaloi kufirin e fushës.

City më vonë shënoi golin e përmendur, ndërsa lojtarët e Realit i kërkuan arbitrit që të kontrollonte momentin kontestues nëpërmjet VAR.

 

 

Eksperti i arbitrave Pavel Fernandez sqaroi situatën e diskutueshme për Radio Marca, duke argumentuar se goli i Manchester Cityt nuk mund të anulohet, edhe nëse topi doli në të vërtetë jashtë kufirit të fushës.

“Real pretendon se topi doli jashtë kufijve përpara golit të De Bruyne, por VAR nuk mund ta verifikojë këtë sepse faza sulmuese e Cityt filloi më vonë, pasi Camavinga humbi topin. Situata nuk mund të kthehet aq larg”, shpjegoi Fernandez.

Rikonstruksioni i situatës së bërë nga beIN tregon se lojtarët e Realit ndoshta kishin të drejtë dhe mund të quhet si padrejtësia më e madhe që i është bërë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë. Kujtojmë, për shkak të asaj situate, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka marrë karton të verdhë, ndonëse ka kundërshtuar me arsye.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco