Carlo Ancelotti e ka dëshmuar veten një ekspert në garën e Ligës së Kampionëve dhe ka barazuar legjendën e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, në përvojën e tyre në garën elitare të klubeve evropiane.
Trajneri 63-vjeçar italian ka ngritur trofeun më të madh të futbollit evropian katër herë më parë në karrierën e tij, duke qenë i vetmi trajner që e ka bërë këtë – me Milanin në vitin 2003 dhe 2007 dhe Real Madridin në vitet 2014 dhe 2022.
Megjithatë, trajneri italian po vazhdon të ‘thyej’ rekorde apo ta vendos emrin e tij në shumë rekorde evropiane dhe një të tillë e bëri mbrëmë (e mërkurë) në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.
Ai do të bëhet rekordmeni i vetëm në ndeshjen e dytë të kësaj gare, kur të zhvillohet në Etihad.
Në 189 ndeshjet e tij të mëparshme në Ligën e Kampionëve, trajneri italian ka mbikëqyrur 108 fitore, 40 barazime dhe 41 humbje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: