Klopp i përgjigjet tifozit se kush do ta fitojë Premier Ligën këtë sezon

Klopp i përgjigjet tifozit se kush do ta fitojë Premier Ligën këtë sezon

15:46, 11/04/2023

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i është përgjigjur pyetjes se kush do të fitojë Premier Ligën.

Gara për të fituar një nga ligën më prestigjioze në futboll, Premier Ligën vazhdon të jetë interesante.

Në garë janë Arsenali si një lider aktual dhe kampioni në fuqi, Manchester City.

Renditjes tabelare i prin ekipi i ‘Topçinjve’ me gjashtë pikë, por që City kanë një ndeshje më pak.

Së fundmi në lidhje me fituesin e këtij edicioni të Premier Ligës ka komentuar trajneri i ‘Reds’.

Një tifoz e pyeti trajnerin gjerman, Jurgen Klopp, ai u përgjigj ekipi i mirë.

“Do të dëshironit të na shihni të fitojmë ligën, Arsenalin, apo jo?”, e pyeti trajnerin gjerman, derisa ky i fundit qeshi.

“Ekipi më i mirë”, u përgjigj Klopp.

Derisa vitin e kaluar Liverpooli ishin në garë për të fituar këtë trofe, ata këtë vit ‘luftojnë’ për një vend në garat evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco