Mungon vetëm zyrtarizimi, De Vrij pranon të rinovojë kontratën me Interin

Mungon vetëm zyrtarizimi, De Vrij pranon të rinovojë kontratën me Interin

17:37, 27/03/2023

 

Stefan De Vrij do të qëndrojë tek Interi deri në 30 qershor të vitit 2025. Mbrojtësi u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit zikaltër se është gati që të pranojë propozimin e bërë zyrtarisht disa muaj më parë, ku iu ofrua një kontratë 2-vjeçare me të njëjtat shifra që fiton aktualisht, rreth 4 milionë euro neto në sezon.

Në orët e ardhshme është programuar një mbledhje mes palëve për të hedhur firmën në kontratë. Për drejtuesit e Interit ky është një lajm i rëndësishëm, sepse “blindohet” një kolonë e repartit të mbrojtjes për sezonin e ardhshëm, sidomos pas largimit të Skriniar dhe situatës akoma të paqartë me Acerbin (zikaltërit duan të blejnë përfundimisht kartonin e lojtarit, por Lazio pretendon 4 milionë euro).

De Vrij mund të firmoste me kë skuadër të donte që nga janari, pasi kontrata e tij me zikaltërit skadon në fund të sezonit. Mbrojtësi vendosi që ti qëndrojë besnik Interit, ndonëse këtë sezon ka luajtur më pak krahasuar me vitet e kaluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco